Situata ne Presheve Panariti takime me diplomate
Përshkallëzimi i situatës në Luginën e Preshevës, si dhe deklaratat e ndezura mes diplomacisë shqiptare dhe asaj serbe, kanë bërë që gjatë ditën ministri i Jashtëm Edmond Panariti, të zhvillojë takime me krerë të përfaqësive diplomatike. Në mëngjes, ministri u takua me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me të cilin diskutoi për rreth 40 minuta. Rreth orës 14.30 shefi i diplomacisë shqiptare pritet të takohet me kreun e Prezencës së OSBE-së Eugen Volfart, ndërsa në rreth orës 15.00 do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian Etore Sekui. Më pas, ministri Panariti do të ketë takime të veçanta me ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.