E Diel, 1 Nëntor 2026

Alket Islami foto nga ajri monumenteve te kultures

Islami nenshkroi sot nje marreveshje bashkepunimi me ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj. Ai u shpreh gjate nenshkrimit te marreveshjes se eshte nje emocion i vecante qe ne vazhdim te punes per fotografimin e natyres shqiptare nga ajri te fotografoje edhe monumente te kultures. Kurse ministri Xhaferaj tha gjate takimit te sotem se numri i monumenteve kulturore i kalon dy mije dhe shtoi se per kete projekt do te perzgjidhen monumentet kulturore me te mira ne menyre qe te realizohet nje album cilesor.

Ky album nuk eshte vetem nje promovim i turizmit por edhe nje evidentim i trashegimise kulturore nga nje kendveshtrim tjeter nga ajri pohoi Xhaferaj. Ne kete projekt me rreth 250 fotografi do te perdoret nje teknologji e re dixhitale per realizimin e fotove si dhe do te perdoren gjashte ngjyra baze dhe jo kater. Alket Islami beri te ditur se deshiron ta publikoje albumin pas nje pune dy vjecare ne diten e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise.

2010-11-02 2257

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›