Panairi i librit pritet prezenca e presidentit te Lajpcigut TRADUKI nje stende per letersine ballkanike

Tirane 2 nentor NOA/ Milena Selimi - Panari i 13-te i librit Tirana 2010 aktiviteti me i madh i promovimit te librit shqip do te organizohet edhe kete vit ne Pallatin e Kongreseve nga data 11 deri me 15 nentor.
Shoqata e Botuesve Shqiptare deklaron se do te marrin pjese 80 subjekte botuese.
Panairi i Librit do te vizitohet nga presidenti i panairit te Lajpcigut Oliver Zile.
Prezenca e autoreve te huaj eshte ne kufijte minimale ndersa konfirmohet prezenca e autorit kroat Edo Popovi i sapoperkthyer ne gjuhen shqipe poetit maqedonas Nikola Madzirov etj.
Nje stende e rendesishme e ketij panari do te jete prezenca e projektit TRADUKI nje program mbeshtetes i perkthimit te letersive mes vendeve ballkanike.
Projekti ka mbeshtetjen e gjere te mjaft institucioneve organizmave dhe fondacioneve evropiane qe punojne ne dobi te kultures se shkruar dhe shkembimit nderkulturor.
Ai perfshin letersi nga Kroacia Serbia Sllovenia Bosnja Bullgaria Maqedonia dhe sjell per lexuesin shqiptar disa nga arritjet me te mira te letersise bashkekohore te ketyre vendeve ne harkun kohor 2005 - 2010.
Pervec vendosjes se kontakteve me nje letersi fare pak te njohur tek ne letersi qe here per shkak te perkthimeve te munguara e here per shak te paragjykimeve ka tingelluar e larget edhe pse vjen prej fqinjeve tane vlere tjeter e ketij projekti perben edhe fakti se perkthimet behen nga gjuhet origjinale.
Ky projekt hap edhe per Shqiperine nje seri botimesh prej 10 titujsh te leximeve ballkanike.
Muaji korrik solli ne shqip dy vepra te autoreve kroate Renato Bareti-Hotel Grand perkthyer nga Janka Selimi dhe Edo Popovi-Kalda nje histori nen lekure perkthyer nga Milena Selimi ne nje bashkepunim te TRADUKI-t me shtepine botuese IDEART.
Ndersa jane ne proces botimi dy librat e autoreve boshnjake - Emir Imamovic Pirke dhe Ognjen Spahic.
Ne festivalin e fundit nderkombetar te Poetekes u nenshkruan dy kontrata te reja me autoret Alek Popov-Bullgari per romanin e tij Misioni Londer dhe Vladimir Arsenijevic- Ne hambarin e anijes te cilat do te botohen ne vitin 2011.
Ne vazhde te ketij projekti eshte gati edhe fituesi i mimit Ballkanika i autorit serb Vladislav Bajac Hamami Ballkanik ne nje bashkepunim te ketij projekti me shtepine botuese Toena perkthyer nga Ben Andoni.
Me keto perkthime nga gjuhet origjinale lexuesi shqiptar do te pasuroje njohurite e tij per letersine qe zhvillohet ne vendet ballkanike.
Panairi sjell disa ndryshime ne dhenien e cmimeve.
Kete vit do te mungoje cmimi per stenden me te mire ndersa jane shtuar dy cmime te reja ai per vepren studimore me te mire dhe cmimi special per letersi profesionale. Nderkaq ashtu si edhe vitet e shkuara do te jepet cmimi per librin me te mire ai per perkthimin me te mire si dhe cmimi per librin me te mire per femije.
Te ftuarit speciale te panairit jane publicistet dhe shkrimtare shqipfoles nga trevat te ndryshme shqiptare Kim Mehmeti-Maqedoni Aurel Plasari-Shqiperi dhe Sabri Hamiti- Kosove.
Botuesit shqiptare po perpiqen te sjellin ne shqip me te miren e letersise boterore e cila sipas Petrit Ymerit eshte me larte se ajo shqiptare e per kete duhet te jemi te ndergjegjshem.
Panairi i Librit Tirana 2010 ngjarja me e madhe kulturore e librit qe zhvillohet brenda kufijve te Shqiperise realizohet nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe cilesohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kulturore ne vend.
Hapin nje seri botimesh prej 10 titujsh te leximeve ballkanike.
Ato jane nje pjese e nje projekti te hapur qe realizohet ne bashkepunim me TRADUKI-n programi mbeshtetes i perkthimit te letersive mes vendeve ballkanike. Projekti gezon mbeshtetjen e gjere te mjaft institucioneve organizmave dhe fondacioneve evropiane qe punojne ne dobi te kultures se shkruar dhe shkembimit nderkulturor.
Ai perfshin letersi nga Kroacia Serbia Sllovenia Bosnja Bullgaria Maqedonia dhe sjell per lexuesin shqiptar disa nga arritjet me te mira te letersise bashkekohore te ketyre vendeve ne harkun kohor 2005 - 2010.
Nderkohe jane ne proces botimi dy librat e autoreve boshnjake Emir Imamociv Pirke dhe Ognjen Spahic.
m.s/mit/NOA