E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alketa Ramaj fiton cmimin Ardhje me videon intime te ciftit

Për Alketa Ramajn rezulton nje vit pozitiv pas Onufrit një çmim tjetër I rëndësishëm shkon për të. artistja fiton edicionin e shtatë të “ Ardhje” me videon intime në ccift. Ramaj edhe kesaj here nuk ishte prezente per te terhequr cmimin qe I jep mundesi e nje burse 6 javore në Neë York.

Organizatoret e vleresojne videon e Ramajt si artiste që reflekton mbi marrëdhëniet në çift.
Per Sonja Lau punimet në tërësi i duken te realizuara dhe vecon formen e shprehjes artistike ne artin bashkohor.
"Mendoj që këtë vit kishte vërtet prurje interesante. Secili është përpjekur të sjellë dicka origjinale dhe kur i pashë për herë të parë u binda se janë artist vërtet premtues. E rendesishme eshte qe mediunet dhe format e shprehjes ishinte ndryshme dhe interesante.
Video fituese nën një tis poetik synon të tregojë se, ajo që në fakt tingëllon si një rutinë monotone e të jetuarit bashkë, është në vetvete një luftë e fshehtë për të dominuar, e frymëzuar nga pasiguria, e cila nuk mund të shquhet mbi lëkurën e protagonistëve.
Në ekspoziten “ardhja” 2013 u prezantuan punimet e 5 artistëve Alketa Ramaj, Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi dhe Ivi Topp. Format e shprehjes ishin Video-projektime, instalacione, fotografi dhe pikturë, Çmimi “Ardhja” si çdo vit i shërben ekspozimit dhe promovimit të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqipëri. I fokusuar në qasjet e artisteve të rinj shqiptarë të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›