E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alketa Vejsiu: Mbështes Edi Ramën, është ylli i gjeneratës sime

alketa_vejsiu

Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu, që së fundmi ka prezantuar programin X Factor, ka folur në konventën e Partisë Socialiste, duke deklaruar mbështetjen e saj për Edi Ramën.

Ajo tha se Rama është ylli i gjeneratës sime.

Erdha këtu për të thënë sot disa fjalë zemre, atyre që si unë duan që Shqipëria të ishte një vend shumë më i mirë për të jetuar.

Unë jam këtu sot sepse dua ta përdor lirinë time për të ndihmuar të tjerët të gjejnë lirinë e tyre. Jam këtu sepse kam besimin e palëkundshëm që Shqipëria të udhëhiqet nga shqiptari i punëve të mëdha, kryeministri ynë i ardhshëm, ylli i adoleshencës dhe gjeneratës sime, atij që sot qetësisht mund tia besoj votën time.

Kam qenë 14 vjeç kur e kam takuar për herë të parë këtë të ri me çitjane dhe rroba vezulluese, i vetmi ministër Kulture që unë mbaj mend dhe i vetmi kryetar bashkie, nga më spektakolarët. Ka shumë si unë që e mbajnë mend Tiranën e çoroditur dhe sot mban era Europë. Po ashtu, jam e bindur se siç lindi Tiranën, ai mund të lindë Shqipërinë, tha Vejsiu.

Nuk jam socialiste, por një gjë është e sigurt se do votoj për Shqipërinë e Edi Ramës, jam e bindur që në Shqipërinë e rilindur, të majtë e të djathtë do kenë mundësi të gdhihen e të ngrysen të lirë, pa patur frikë se do jenë me Edin apo kundër tij. Shpresoj që ai të jetë kryeministri ynë i ri, tha Vejsiu./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›