E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Argita: Rama ska ide e zgjidhje veç sulmeve ndaj familjes së kryeministrit. Reagon dhe Laura (VIDEO)

Argita-Berisha-LSA21E bija e kryeministrit, Argita Malltezi, ka reaguar pasi emri i saj u përmend në konventën e socialistëve, kur u përmend çështja e pronave dhe premtimi i PS për një zgjidhje përfundimtare.

Malltezi thotë se Rama nuk ka ide e zgjidhje përveçse të sulmoj familjen e kryeministrit.

Sot, përpara ca pemëve fallco dhe në një skenë falsiteti, z.Rama vijoi me një sulm tjetër fals kundër meje. Siç duket z.Rama ka nevojë të fshehë faktin që nuk ka asnjë ide, nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë plan përveçse të sulmojë familjarët e kryeministrit. Atij duhet t’i vije turp dhe të kërkojnë ndjesë, thuhet në deklaratën e vajzës së kryeministrit.

Deputeti i PS, Taulant Balla, përmendi në konventën rastin e biznesmenit të huaj, të cilit Argita Malltezi i kërkoi 3 milion euro për firmën e babait.

Reagon edhe PD

Në lidhje me konventën e Partisë Socialiste ka reaguar edhe selia blu.

Zëdhënësja Laura Vorpsi tha se Rama mashtron kur flet për investimet në vend dhe për çështjen e integrimit.

Ai u përpoq ta kalojë përgjegjësinë nga bllokimi nga ana e tij e tre ligjeve, kur çdo qytetar e di se ai e ka mbajtur peng ëndrrën e tyre Europiane vetëm për interesin e tij personal.  E pastaj tha se ka një program, kur çdo qytetar e di se Edi Rama nuk ka asnjë program përveç se të rrisë taksat e tyre, tha Vorpsi.

Pasi rreshtoi disa nga arritjet e qeverisë së Berishës, Vorpsi tha: Ne dimë se ka ende shumë punë për të bërë. Ne hoqëm vizat me Europën dhe do të vazhdojmë të punojmë kundër përpjekjeve korruptive të z. Rama për të penguar integrimin në Bashkimin Europian! Sepse qytetarët meritojnë një alternativë që do ta çojë Shqipërinë përpara!/ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›