Hermes Nikaj: Lidhja ime me nje modele te njohur
Izaura Ndoj
I pasionuar pas pasarelave dhe endrres per te qene nje model, Hermes Nikaj, nipi i kengetares se njohur Pavlina Nikaj, e cila ne vitet ’50-’70, se bashku me Anita Taken, u bene mjaft te dashura per publikun shqiptar, sot eshte nje nder imazhet me te kerkuara ne boten shqiptare te modes, por edhe jashte vendit. Eshte vetem 21 vjec dhe deri me tani, ka arritur t’i realizoje te gjitha qellimet qe i ka vene vetes. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” Hermes, i njohur nga programi i Tv Klan, “Aldo Morning Shoe” edhe si “Zogu i Tiranes”, flet per pjesemarrjen ne Javen e Modes per veshjet dimerore ne “TEG”, tendencat e sezonit, pasionet e tij jashte modelingut, si dhe perjetimin e nje ndjenje dashurie sic thote ai, me nje nga modelet e njohura, por qe ai nuk e zbulon emrin.
Paragjykimet dhe lidhja
Shpesh eshte perfolur per prirje homoseksuale. Hermes nuk i pranon: “Te gjithe modelet meshkuj paragjykohen, sepse jane te kuruar dhe e mbajne veten pasi e kerkon dhe profesioni kete gje. Keto thashetheme me kane prekur dhe mua duke me vene epitete te ndryshme, por koha ka vertetuar te kunderten. Aktualisht jam ne nje lidhje me nje modele te njohur, qe s’mund t’ia zbuloj identitetin dhe jam me i lumtur se kurre”, - thote Hermes.
Fillimet ne mode
Fillimet e tij ne modeling kane qene te hershme: “Prej kater vitesh merrem me kete profesion dhe mendoj se, sot jam profesionist ne kete fushe. Kam perfaqesuar Shqiperine ne disa evente dhe kompeticione mode duke marre vleresime per tiparet dhe fizikun tim te vecante, te cilin e perkufizuan te tipit latin. Gjithashtu kam pozuar per koleksione veshjesh te firmave te ndryshme, duke u bere pjese e katalogeve perkates”. Teksa e pyesim nese nje dite do te kishit nje oferte per t’u larguar nga Shqiperia per te ndjekur rrugen e modelimit a do te pranonte, pergjigjet: “Ofertat kane qene te shumta, por i kam refuzuar pasi nuk qendroj dot larg familjes time te dashur, duke qene se jam dhe djale i vetem”.
Pasionet dhe projektet
Pervec modelimit, Hermes thote se ka pasion edhe per baletin, TV, aktrimin dhe udhetimet ne vende te ndryshme te botes. Kurse projektet i ka me deshiren per te penetruar ne media: “Shpresoj t’i rikthehem serish programit te mengjesit ne Tv Klan “Aldo Morning Show”, ne te cilin mungoj prej pak muajsh. Kete vit diplomohem per Gjuhe te Huaja dhe me pas dua te vazhdoj nje master te pergjithshem per Gazetari”.