Anxhela Martini, endrra e parealizuar kurre
Eshte nje nder femrat me bukuroshe shqiptare dhe perhere e me shume eshte ne qender te vemendjes mediatike. Anipse shpesh per shkak te guximit te tepruar qe ka per te nxjerre tere hiret e saj perpara kamerave. Por bukuroshja super e shikuar dhe teper e komentuar gjate ketyre muajve duke folur ne mediat e Kosoves lidhur me gjerat qe ajo i do dhe nuk i do, rendit mes tyre edhe nje deshire: Ah sikur te isha djale! Kur ishte e vogel, Anxhela tregon se kishte deshire te ishte djale, madje do te donte qe te ishte edhe shume capken. E pra, kjo eshte modelja e famshme, Anxhela Martini, e cila thote se provokimet e saj nuk jane te qellimshme. Per me teper thekson se asaj nuk i pelqen te provokoje, porse profesioni e ben te tille. Martini thekson se e do shume veten dhe te qenit femer e bukur, duke shtuar: “Dhe kur je e tille pse te mos reklamohesh”. Por, bukuroshes Martini nuk do t’i kishte pelqyer kurre aksidenti qe i ka ndodhur me zbulimin e intimitetit te saj poshte fustanit. Bash dy here. Edhe pse fajin s’ia pati ndokush, qe hiret dolen haptazi. Gjithsesi, edhe pse e pengojne pak a shume thashethemet, thekson se nuk u kushton shume rendesi atyre, pasi sic shton, tashme eshte mesuar me to.