E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allahu i fal te gjithe

20 te denuar e te paraburgosur falen dje Kurban Bajramin ne oborrin e brendshem te burgut 313
Leonard Bakillari
Oret e para te mengjesit te ftohte nuk kane penguar aspak me qindra te burgosur dhe paraburgosur ne gjithe Shqiperine, qe te falin namazin e gjynahet ne diten e Kurban Bajramit. Ne te gjithe burgjet e vendit, mengjesi i djeshem i gjeti te burgosurit myslimane ndryshe nga ditet e tjera. Kreret e institucioneve riedukuese kane marre te gjitha masat qe kjo e drejte e te burgosurve te zbatohet maksimalisht ne kete dite te shenuar. Nje atmosfere ndoshta me e vecante u zhvillua edhe ne paraburgimin 313 ne kryeqytet, ku aktualisht vuajne denimin te paraburgosur per krime te renda. Nen kujdesin te kreut te institucionit, Fatmir Neza, qe ne oret e para te mengjesit gjithcka ishte gati per nisjen e ritit fetar te faljes se Kurban Bajramit. Te zgjuar heret per nje dite te vecante, 20 te paraburgosurit besimtare ne kete institucion kane kryer te gjitha pergatitjet, per te qene sa me te denje para Allahut ne kete dite. Masat ishin marre te atilla, qe rreth ores 7.00 gjithcka te ishte gati. 20 te paraburgosur, mes te cileve Arben Tollia dhe Lulzim Berisha, u gjunjezuan rreth ores 7.30 nen drejtimin e nje Imami qe u gjend posacerisht per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›