E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi dhe Dida nenshtrojne Milanin

Ka qene ndeshja me e pritur ne Serine A dhe e ka justifikuar teresisht historine qe mbart ne shpine. Derbi i "Madonines", Inter-Milan, edhe kesaj here u ka buzeqeshur zikalterve, qe ashtu, si pak muaj me pare, kane permbysur disavantazhin, duke marre tre piket e radhes. Ne fillim kalojne ne avantazh kuqezinjte, ku Andrea Pirlo ekzekuton mjeshterisht nje goditje denimi ne hyrje te zones. Ne minuten e 38-te, baraspeshon Hulio Kruz, qe pasi driblon disa kundershtare ne zone, befason Diden, qe mposhtet ne krahun e tij. Pjesa e dyte sheh nje Inter me te vendosur, ndersa Milani ka veshtiresi te krijoje rrezikshmeri, edhe pse ne jo pak raste zbret me furi nga krahet. Per t'i vene kapak gjithckaje mendon portieri Dida. Braziliani ben gafen e radhes, duke e ndeshkuar rende Milanin e tij, qe nuk e meritonte humbjen ne kete perballje. Kambiaso godet ne qender te portes, por Dida ka fluturuar ne krahun e majte te tij, duke shtangur te gjithe ne stadium. Ne ndeshjet e tjera, Juventusi fiton 2-0 ndaj Sienes dhe ruan hapat e Romes e Interit, ndonese eshte 8 pike larg zikalterve kryesues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›