Partizani ndal hapin dhe leshon terren
Jeton Selimi
Teuta - Partizani 1-1
Shenues: Dushku 30'/ A. Beqiri 78'
Partizani eshte humbesi i madh i javes se 16-te. Te kuqte kane barazuar ne nje transferte te konsideruar te lehte ne leter, duke e lene Dinamon te shkeputet perpara dhe Tiranen t'i afrohet kercenueshem. Partizani ka vuajtur ne perballjen me durrsaket, sidomos ne fazen sulmuese, duke baraspeshuar avantazhin e perkohshem te Teutes ne minuten e 78-te te takimit. Partizani ka shfaqur shume dobesi ne fazen sulmuese, duke qene lehtesisht i kuptueshem nga mbrojtja kundershtare, gje qe solli edhe frenimin e tij. Ne fillim ka kaluar ne avantazh Teuta, qe fale nje goditjeje me koke te Geges, hap shifrat 1-0. Durrsaku kerceu me larte se te gjithe ne zone dhe me koke ka devijuar ne rrjete. Minuta te tera qe flasin per nje zoterim topi nga ana e miqve kryeqytetas, por ata jane te pafuqishem te perfitojne nga kjo epersi territoriale. Pjesa e pare mbyllet me Teuten ne avantazh. Fraksioni i dyte eshte nje fotokopje i fundit te pjeses se pare. Partizani kerkon deshperimisht te barazoje, por shpeton ne disa raste nga kundersulmet e durrsakeve. Megjithate, eshte kapiteni Beqiri qe nxjerr te tijte nga situata, duke shenuar pikerisht dje, ne minuten e 78-te, golin e trete me fanellen e kuqe ne karriere. Por barazimi nuk i perforcon pozitat e kuqe, sepse rivalet e saj kane bindur duke triumfuar kete jave.
Skenderbeu - Elbasani 0-1
Shenues: Karcev 50'
Ne Korce, Elbasani u eshte imponuar vendesve duke triumfuar 1-0. Ka qene nje ndeshje luftarake, por ne fund kane buzeqeshur verdheblute, te cilet i jane falur golit te Karcev, ne minuten e 50-te te takimit. Fitorja i ngjit verdheblute ne vendin e gjashte me 27 pike, 7 pike poshte Dinamos se vendit te pare. Tashme ne valle per titullin kampion jane plot 6 skuadra, si rrallehere ne vitet e fundit te kampionatit tone.
Java XVI
Te premten
Flamurtari - Dinamo 1-2
Te shtunen
Tirana - Besa 2-0
Kastrioti - Shkumbini 0-0
Vllaznia - Beselidhja 3-0
Dje
Skenderbeu - Elbasani 0-1
Teuta - Partizani 1-1
Renditja
1 Dinamo 34
2 Partizani 30
3 Tirana 28
4 Vllaznia 28
5 Besa 27
6 Elbasani 27
7 Flamurtari 21
8 Shkumbini 18
9 Kastrioti 17
10 Beselidhja 12
11 Teuta 12
12 Skenderbeu 8