E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Na mposhti skuadra më e mirë në botë

Masimilliano Allegri deklaroj pas ndeshjes me Barcelonën se skuadra e tij ishte afër kualifikimit por se ata i mposhti skuadra më e mirë në botë. Allegri tha se ndihet keq për klubin, tifozëët dhe lojtarët e Milanit.

"Kjo humbje është dëshpëruese për klubin, tifozët dhe lojtarët, sepse ata dhanë gjithçka dhe shpresuan të arrijnë diçka historike. Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Messi dhe Iniesta vazhduan me driblimet me aq qetësi edhe në minutat shtesë, Xavi ishte aq i mprehtë. Duhet t’i uroj lojtarët e mi që nuk u dorëzuan deri në fund. Kualifikimi ishte afër, ndoshta për pak centrimetra. Niang pati shansin por goditi vetëm shtyllën" deklaroj Allegri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›