Spanjollët "hajgare"me autobusin e Milanit

U cilësua si një mision i pamundur kualifikimi i skuadrës së Milanit për në fazën tjetër të Champions League dhe ashtu ndodhi, djemtë e teknikut të Allegrit nuk kanë mundur të shënojnë në Camp Nou duke humbur me një rezultat të thellë përballë skuadrës spanjolle.
Spanjollët kanë ironizuar vendosjen taktike të Allegrit. Përmes rrjetit social Twitter ata kanë shpërndarë karrikatura ironike. "Ja skema me të cilën do të luajnë kuqezinjtë në Camp Nou", shkruanin ata para fillimit te ndeshjes duke pare edhe vendosjen e lojtarëve në fushë./indeksonline/