E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri i pakënaqur me barazimin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se lojtarët e tij dukeshin të lodhur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lazios pas një orari të ngjeshur.

Pavarësisht rasteve të shumta, ekipi i tij nuk ishte në gjendje të nxjerrë pikë të plota nga takimi i zhvilluar në San Siro, i cili përfundoi me barazim pa gola.

“Në pjesën e parë ishim ca të nxituar dhe kemi bërë shumë gabime në pasime. Lazio u mbrojt shumë mirë dhe ne vështirë gjuanim, por kemi ardhur në ndeshje me gjashtë ndeshje të renditura çdo të tretën ditë”.

“Ka pasur një konfuzion kohë pas kohe, por ne luajtëm mirë në pjesën tjetër. Është ndeshja e tretë në të cilën nuk kemi pranuar gol, andaj kjo është mirë”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›