Fergoson: Golat kundër Villas do ta ndihmojnë Rooneyn

Sir Alex Ferguson ka lavdëruar autorin e dy golave Wayne Rooney pasi sumuesi anglez ndihmoi Manchester United të shënojë fitore 3-1 ndaj Aston Villas në Old Trafford.
Një gol i shënuar pas më pak se një minute dhe një tjetër në fund të pjesës së parë, futën në mes golin e vetëm të Villas, të shënuar nga Darren Bent, ndërsa një gol tjetër i shënuar nga Nemanja Vidic në pjesën e dytë, vulosi fitoren e Djajve të kuq.
“Ishte një gol i hershëm i jashtëzakonshëm. Wayne përfundoi një goditje të shkëlqyeshme nga Va nder Sar. Ishte një vizion i mirë nga Edwin, por çfarë përfundimi, përfundim i jashtëzakonshëm”.
“Golat gjithmonë ndihmojnë sulmuesit se nuk ka çfarë të dyshohet. Por ai gjithmonë ka pasur një "uri" të madhe për lojë, çdokush duhet ta mbajë mend atë. Ai ka një prirje të madhe për të punuar dhe luftuar dhe ajo i shpaguhet”, ka thënë Ferguson.