E Diel, 1 Nëntor 2026

Trasferimet më të shtrenjta, Ronaldo kryeson top listën

Afati kalimtar i janarit për futbollistë në Evropë do të mbahet mend për transferimet e mëdha. Që nga fillimi ndodhën shumë transferime, kurse qershia mbi tortë ishin kalimet e fundit, Luis Suarez, Andy Caroll, David Luiz dhe Fernando Torres. Vetëm disa orë pa përfunduar afati kalimtar, Liverpooli u përforcua me Andy Caroll për 41 milionë euro. Asnjëherë një klub anglez nuk ka paguar një shumë të tillë për një futbollist, sidomos në afatin e janarit. Rekordin e mbante Robinho, i cili u transferua nga Real Madrid në Manchester City për 32.5 milionë paund. Por vetëm disa minuta pa përfunduar afati kalimtar, Chelsea zyrtarizoi kalimin e Fernando Torresit nga Liverpooli për 58 milionë euro. Ky ishte transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez.


Ronaldo mbetet i pari

Në top-10 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit, Torres ndodhet në vendin e katërt, kurse Caroll në të tetin. Transferimi më i shtrenjtë deri më tani është kalimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United në Real Madrid në verën e vitit 2009. Ronaldo u transferua për 94 milionë euro.

Në transferimet më të shtrenjta në afatin e janarit në Angli, në vendin e parë është Fernando Torres, Andy Caroll është në vendin e dytë, Edin Xheko në të tretin, kurse Luis Suarez në të katërtin. Sulmuesi aktual i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është në vendin e dytë për sa i përket transferimeve më të mëdha, kur kaloi nga Interi në Barcelonë për 65 milionë euro. Pas tij është ish-futbollisti i Milani, Kaka. Në top-10 transferimet më të shtrenjta janë edhe Zinedine Zidane, Luis Figo, Hernan Crespo e David Villa, kurse portieri i vetëm në këtë listë është Gianluigi Buffon i Juventusit, i cili kishte kaluar nga Parma për 38 milionë euro në vitin 2001.

Transferimet

1. Cristiano Ronaldo, Manchester United - Real Madrid, 94 mln euro, verë 2009

2. Zlatan Ibrahimoviç, Inter - Barcelona, 65, verë 2009

3. Kaka, Milan - Real Madrid, 65, verë 2009

4. Fernando Torres, Liverpool - Chelsea, 58, dimër 2011

5. Zinedine Zidane, Juventus - Real Madrid, 52, verë 2001

6. Luis Figo, Barcelona - Real Madrid, 43, verë 2000

7. Hernan Crespo, Parma - Lazio, 41.5, verë 2000

8. Andy Carroll, Newcastle - Liverpool, 41, janar 2011

9. David Villa, Valencia - Barcelona, 40, verë 2010.

10. Gianluigi Buffon, Parma - Juventus, 38, verë 2001

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›