E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri takohet me Gallianin, por Berlusconi do Seedorf

Tifozët e Milan dalin kundër holandezit: Nuk bën si trajner

alegri galianiTakimi i shumëpritur mes administratorit të deleguar, Adriano Galliani dhe trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, duket se nuk i ka dhënë zgjidhje ngërçit të pankinës në ekipin kuqezi. Gjithsesi, sipas mediave italiane, rruga e largimit për teknikun livornez tashmë është caktuar nga presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron që të shikojë ish mesfushorin Clarence Seedorf në stolin e ekipit. Pas daljes nga selia e shoqërisë në rrugën Turati, Allegri i dribloi gazetarët e shumtë.
Deklarata
Nuk kam asgjë për tju thënë. Gjatë takimit nuk ndodhi absolutisht asgjë, thjesht konsuamuam nga një kafe, tha ai. Fjalia e teknikut u mbyll këtu, duke përshëndetur gazetarët me një buzëqeshje, ndoshta për të fshehur hidhërimin edhe pse dikush nga turma i dha zemër duke i kërkuar që të mos largohet. Kontrata aktuale e Allegrit skadon pas një sezoni por, tekniku mund të nënshkruajë një të re me Romën, e cila i ka ndezur dritën jeshile, në rast se Galliani do tia zyrtarizojë largimin nga stoli pas një sezoni të vuajtur që gjithsesi mund të konsiderohet pozitiv.
Tifozët kundër Seedorf
Por tifozët e Milan janë rreshtuar kundër hipotezës së Clarence Seedorf si trajneri i ri kuqezi. Ne një deklarate zyrtare grupi historik i ultrasve Curva Sud i lëshon një mesazh të qartë Berlusconit dhe drejtuesve duke parë mundësinë e ndryshimit të trajnerit. Sipas këtij grupimi Seedorf nuk është i gatshëm si trajner dhe se nuk bën për këtë rol, ata kërkojnë një trajner të vërtetë. Një projekt që synon tek të rinjtë i duhet besuar një tekniku ekspert, theksohet në deklaratën e ultrasve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›