E Diel, 1 Nëntor 2026

Allen: SHBA të ruajë praninë në Afganistan edhe më 2013

Komandanti kryesor në Afganistan tha se Shteteve të Bashkuara do t`iu duhen “forca të rëndësishme luftarake” në vend në vitin 2013.

Komentet e gjeneralit të Marinës Xhon Allen vijnë pas thirrjeve për reduktim të forcave amerikane.

Ai i tha Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura se Shtetet e Bashkuara janë në rrugë të reduktimit të 23 mijë trupave deri në fund të shtatorit, për të lënë në vend 68 mijë ushtarë që do t`i luftonin militantët dhe do t`i trajnonin forcat afgane.

Presidenti Barak Obama po përballet me një presion të vazhdueshëm për të përshpejtuar tërheqjen, pas një dekade lufte atje.

Nën planin e shtyrë nga NATO dhe qeveria afgane, forcat afgane gradualisht do të marrin përgjegjësinë dhe shumica e trupave të huaj do të kenë shkuar në vitin 2014.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›