E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundosja e “Costa Concordias”, gjenden edhe 3 trupa të tjerë

Tre trupa të tjerë janë gjetur nga një ekip që po kërkonte nën anijen e përmbysur në bregdetin italian dy muaj më parë. Numri i të gjeturve ka arritur 28 trupa në anijen “Costa Concordia”, cila u fundos pasi goditi në shkëmbinj më 13 janar. Ndërsa 4 persona figurojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë të vdekur. Që nga aksidenti, “Costa Concordia”ka mbetur në bregdet, gjysmë e fundosur.
Kapiteni i saj Françesko Shetino është nën arrest shtëpiak dhe akuzohet për vrasje të paqëllimtë, shkaktim të fundosjes së anijes dhe braktisjes së saj, para se të evakuoheshin të 4 mijë e 200 pasagjerët dhe ekuipazhi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›