I dyshuari i Tuluzes vritet gjate sulmit ne apartamentin e tij

Ministri i brendshem francez tha se personi i dyshuar per vrasjen e shtate njerezve ne qytetin jugor te Tuluzes ka vdekur pas nje sulmi ne apartamentin e tij.
Ministri i brendshem Claude Gueant tha se i dyshuari 24 vjecari Mohammed Merah u hodh nga dritarja nen bresherine e plumbave sot ne mengjes pasi policia hyri ne apartamentin e tij pas nje konfrontimi prej 32 oresh.
Ministri tha se dy police u plagosen gjate perleshjes me te dyshuarin.
Gueant tha se komandot francize hyne ne apartament rreth ores 930 sipas ores lokale duke u futur nga dera dhe dritaret. Ai tha se i dyshuari doli nga banja duke qelluar dhunshem dhe policet ne perpjekje per tu vetmbrojtur qelluan mbi te.
Gueant tha se ne fund Merah kerceu nga dritarja me nje arme ne dore duke vazhduar te qellonte. Ai tha se ai u gjend i vrare.
Zyrtaret thane me pare se i dyshuari kishte shprehur deshiren te vdiste me arme ne dore.