E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alma, "si mama" për Miriamin

Spektakli televiziv dedikuar talenteve në muzikë,  “The Voice of Albania 2”, ka përmbyllur mbrëmë edicionin e dytë, duke shpallur fituese Venerën nga Struga.

Përveç për garuesit, kjo përvojë ka qenë e veçantë edhe për katër anëtarët e jurisë, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Elton Deda e Miriam Cani.

Kjo e fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka rrëfyer ndjesinë e saj pas mbarimit të garës për zërin më të mirë shqiptar, duke shkruar:

"The Voice fitoi zemrën time dhe do të mbetet gjithmonë një eksperiencë e paharrueshme në jetën time.
Një staf i jashtëzakonshëm me njerëz vizionar dhe të kulturuar.
Një frymë ndërkombëtare e përcjellur nga çdo individ.
Arritëm me forcat e bashkuara të ngrejmë një program madhestor i cili pushtoj zemrat e te gjithe shqipetareve ane e mbane!
Kjo falë një miksi perfekt midis artit, kultures, spektaklit dhe nivelit të jashtëzakonshëm të këngëtarëve!
Dhe natyrisht juria.
Edhe pse të 4 ndryshe nga njeri-tjetri, shikimin e kishim në të njejtin drejtim, për të njejtin qëllim!
Një vend të veçantë do kenë në zemrën time Alma,Sidriti dhe Eltoni.
Sidomos Alma....të cilën e kam patur pranë meje herë si kolege, herë si mikeshë dhe ndonjëherë si mama.
Një program i cili me thjeshtësinë e tij nxorri në pah vlerat e vërteta të muzikës. Pa u mbuluar nga elemente të pavlerë.
Jam e lumtur që kemi përcjellur në këto 17 javë vlera për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë.
Në këtë rast qëndron shumë mirë shprehja: "Ka shume raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve."
Uroj që çdokush para ekranit ka mundur të marri diçka për jetën e tij nga ky program.
Unë si Miriam kam marrë dhe dhëne shumë.
Tani e keni ju rradhën.Publiku!!!!
Dhurojini mbështetjen tuaj këtyre artistëve të rinjë. Vazhdimësia dhe jetëgjatësia e tyre tani është në dorën tuaj!"

Në përmbyllje, këngëtarja ka "falënderuar nga zemra" publikun, për çdo ditë që i ka ndjekur dhe frymëzuar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›