Dëshironte fëmijë me ish të fejuarin

Britney Spears ka pak kohë që u nda nga i fejuari i saj Jason Trawick. Këngëtarja ka dy djem nga martesa e saj e parë me Kevin Federline. Duket se ajo po planifikonte të rriste numrin e fëmijëve.
“Ishte shumë e dukshme që Britney kërkonte një tjetër fëmijë. Ndoshta Jason nuk ishte i gatshëm për ëkëtë gjë. Por vetëm se atyre nuk iu eci mbarë lidhja e tyre nuk do të thotë që ai nuk do të jetë pranë saj saherë të ketë mundësi”, tha një mike e këngëtares.
Jason ka qenë njëri nga personat të cilët i kanë qëndruar më së shumti afërt këngëtares pas problemeve që pati ajo në vitin 2007.
31 vjeçarja ka vazhduar jetën me disa ndryshime edhe në sferën profesionale pasi ka vendosur të largohet nga talent show “X Factor US”. /Indeksonline/