E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mia e “Rebelëve” shtatzënë

Aktorja Luisana Lopilato e njohur për rolin e saj në serialin për adoleshentë “Rebelde way” është me martuar me këngëtarin e njohur Michael Buble. 

Michael prej kohësh pati deklaruar se pret me padurim të bëhet baba dhe se shpeshherë ndihet xhelozë pasi që shumica e miqve të tij tashmë kanë krijuar familje.

“Luisana kërkon nga unë të gjej një emër për fëmijën sipas karaktereve të filmit Twilight dhe kjo nuk do të ndodhë. Kam gjetur emra hipotetik si Bella Buble”, tha këngëtari duke qeshur.

Pak para pushimeve të Krishtlindjeve, Michael pati deklaruar se kërkon të kalojë më shumë kohë me bashkëshorten e tij 25 vjeçare dhe se gjëra të mira do të vinë në vitin 2013.

Michael dhe Luisana u fejuan në nëntor të 2009 dhe u martuan në Buenos Aires në vitin 2011.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›