E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga zyrtarit mori 1 milion leke ryshfet per privatizimin



Artan CENA
TIRANE - Korrupsioni me shitjen e pronave shteterore ka cuar ne pranga dy zyrtare te shtetit njeri prej tyre punonjes ne Ministrine e Financave. I arrestuar eshte dhe pronari i nje firme ne Lushnje. Sic behet e ditur nga uniformat blu zyrtari kishte perfituar nje shume prej 1 milion lekesh per te shitur nje prone shteterore para qe i jane gjetur ne xhep ne momentin e prangosjes. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit dhe prokuroria kane bere te ditur se eshte zhvilluar operacioni i koduar Taksa e xhepit pas nje hetimi prej nje muaji. Gjate ketij aksioni policor eshte ndaluar Kliton Rusi 46 vjec zyrtar ne Ministrine e Financave Misir Haxhiaj 45 vjec pergjegjes i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore Lushnje si dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj Zdrava 31 vjec administrator i kompanise private Zdrava. Te tre te arrestuarit akuzohen per korrupsion aktiv dhe ushtrim te ndikimit ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
HETIMET
Pasi kishin marre denoncimin per ryshfetin e kerkuar ne lidhje me privatizimin e nje prone shteterore uniformat blu kane nisur hetimet per zbardhjen e skemes. Ceshtja eshte marre ne dore nga efektivet e Drejtorise Kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Kunder Korrupsionit ne Tirane. Keta te fundit kane kryer vezhgimet dhe pergjimet ambientale duke arritur ne perfundimin se denoncimi ishte i vertete dhe se parate ishin kerkuar nga zyrtari i Ministrise se Financave. Kliton Rusi ishte me detyre specialist i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave Tirane. Dhe pikerisht ryshfeti eshte dhene per nje prone publike qe do te privatizohej. Denoncuesi ishte interesuar per privatizimin e prones por atij i ishte kerkuar nje shume e caktuar per marrjen e saj. E keshtu ai eshte paraqitur ne polici ku ka denoncuar dhe aferen.
ARRESTIMET
Nje dite me pare efektivet e Krimit Financiar ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Kunder Korrupsionit Tirane dhe Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale pasi jane siguruar per ryshfetin e dhene kane ndermarre operacionin e koduar Taksa e xhepit. Gjate ketij aksioni u ndaluan Kliton Rusi 46 vjec specialist i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave Misir Haxhiaj 45 vjec me detyre pergjegjes i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore Lushnje si dhe Dashnor Sinanaj Zdrava 31 vjec administrator i kompanise private Zdrava. Keta persona jane arrestuar ne flagrance pasi ne bashkepunim i kane kerkuar dhe i kane marre nje qytetari shumen prej 1 milion lekesh ne kembim te shitjes se nje prone publike.

Box
Akuzat
Burime nga Policia e Shtetit kane bere te ditur se dosja me materialet procedurale ne ngarkim te te arrestuarve Kliton Rusi Misir Haxhiaj dhe Dashnor Sinanaj i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Tiranes nen akuzen e kryerjes se vepres penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike dhe ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Drejtesia tani me rregullore per marredheniet me publikun
TIRANE - Ministria e Drejtesise ka prezantuar projekt-rregulloren per marredheniet e gjykatave me publikun. Vete ministri Bujar Nishani u shpreh se cdo individ do te mund te kete akses per tu njohur deri ne detaje me ceshtjen per te cilen eshte i interesuar dhe shtoi se transparenca do te eliminoje tentativat per abuzim me detyren. Ai ftoi eksperte te jurisprudences qe si ne kete rast te vijojne bashkepunimin me Ministrine e Drejtesise. Konsolidojme nje element shume te rendesishem permes asaj qe une permenda me siper transparences apo aksesit te publikut. Sepse vete transparenca do ti sherbeje asaj qe ne e diskutojme cdo dite qofte ne tryeza formale apo informate qe ka te beje se pari me aksesin e drejtperdrejte te individit ne cdo ceshtje per te cilen ai eshte i interesuar. Por nga ana tjeter jam i sigurt se keto jane instrumente te cilat i sherbejne ne nje fare menyre dhenies se garancive per eliminimin e abuzimit qe mund te ndodhe apo te tentohet permes pushtetit ndaj cdo individi i cili natyrisht kerkon te kaperceje percaktimet ligjore - deklaroi Nishani.

Dy aksidente brenda nje ore pese te plagosur
FUSHE-KRUJE - Dy aksidente te renda ndodhen brenda nje harku kohor prej me shume se nje ore ne aksin rrugor Fushe-Kruje-Lac ku mbeten te plagosur 5 persona. Aksidentet ndodhen ne te njejtin vend ne afersi te fshatit Thumane te Krujes ku fillimisht u perfshine ne aksident 3 automjete. Pas gati nje ore ne po ate vend u perplasen edhe dy makina te tjera nje me targa te huaja dhe nje tjeter me targa te Tiranes. Aksidenti i dyte solli per pasoje edhe plagosjen e rende te nje gruaje e cila ishte me nenshtetesi norvegjeze dhe po udhetonte nga Shkodra drejt Tiranes. Te plagosurit u derguan ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ndersa policia qe mberriti ne vendngjarje normalizoi trafikun pas bllokimit te tij. Policia tha se shkak i aksidentit ishte mungesa e sinjalistikes punimet qe po kryhen ne rruge dhe shpejtesia mbi normat e lejuara.

Helmime vetehelmime 150 raste per 9 muajt e 2010-s
FIER - Raste te shumta intoksikimesh ne rrethin e Fierit. Sipas statistikave te Spitalit rajonal te Fierit mesohet se rastet me te shumta i perbejne femijet te cilet nga pakujdesia e te rriturve kane konsumuar medikamente e per pasoje jane helmuar. Nderkohe qe statistikat e spitalit nxjerrin gjithashtu raste te shumta te helmimeve nga gazi nga zonat e naftes si dhe nga pickimi i insekteve te rrezikshme. Shenohen shifra te larta te helmimeve ne rrethin Fier duke e kthyer kete fenomen ne nje problem mjaft te mprehte per komunitetin. Sipas statistikave te Spitalit te Fierit per periudhen e deritanishme numri total i helmimeve shkon ne 154 raste. Duke iu referuar te dhenave konfirmohet se gati 50 per qind e tyre jane femije. Helmimet ne shumicen e rasteve te regjistruara per kete vit rezultojne te kene ndodhur nga perdorimi i medikamenteve lendet kimike gazi dhe fostoksina.

Kamioncina perplas per vdekje nje grua
TIRANE - Nje aksident i rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne Tirane kur nje kamioncine ka aksidentuar per vdekje nje kalimtare te rastit. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e Laknasit. Viktima eshte e moshes 75-vjecare. Policia shkoi ne vendngjarje per te hetuar rreth shkaqeve te ketij aksidenti te rende. Mesohet se drejtori i makines eshte vetedorezuar tek uniformat blu.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›