E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prudentino politizon Komisionin e Ekonomise

Erion Brace Mafia e huaj pastron parate ne Shqiperi te lojerat e fatit Edmond Spaho Vendi yne eshte me i sigurti

Deputetet socialiste dhe demokrate jane perplasur dje me akuza te renda ne Komisionin e Ekonomise dhe shkak per kete eshte bere projektligji per lojerat e fatit. Deputeti socialist Erion Brace beri me dije dje ne komision se duhet te kufizoni dhe forconi ligjin per lojerat e fatit dhe jo ti favorizoni ato. Raportimet e Sherbimit Informativ Shteteror kane treguar se mafia e huaj pastron parate ne Shqiperi te lojerat e fatit. Kemi shembullin e Vlores ku qeveria dhe njerezit e saj jane te implikuar me mafiozet. Vetem kaq ka mjaftuar per te krijuar tension ne sallen e komisionit mes deputeteve. Ne replike te menjehershme kryetari i ketij komisioni Edmond Spaho theksoi se vendi yne eshte me i sigurti dhe kjo qe thua ti nuk qendron.

Me pas debatet kane pershkallezuar ne akuza reciproke. Deputeti Brace iu drejtua deputeteve te djathte se qeveritaret dhe familja e tyre jane te implikuar me mafien. Debatet jane nxehur me tej kur demokratet filluan te pergjigjen me te njejten monedhe. Deputeti Flamur Noka duke iu drejtuar kolegut Brace theksoi se jeni kapur ju nga korrupsioni. Per shembull ty te ka dhene Tan Lepri dy apartamente. Deputeti Brace ka evidentuar se sektori i lojerave te fatit dhe kazinove eshte nje nga fushat ku krimi i organizuar pastron parate. Per te faktuar kete ai iu referua arrestimeve te diteve te fundit ku Albino Prudentino biznesmeni i akuzuar per trafik ilegal kishte ndertuar kazino ne Vlore e cila pritej te hapej keto dite. Kjo deklarate e Braces ka sherbyer qe dy deputete te kalojne ne akuza personale. Ministria e Financave kerkon te ndryshoje ligjin per lojerat e fatit duke rritur barren fiskale per kete sektor. Konkretisht per bastet sportive cdo loje do te tatohet 25 per qind mbi fitimin dhe jo me 5 per qind mbi xhiron sic eshte aktualisht. Por serish opozita deklaroi se ministria nuk po perdor kushte te barabarte loje per te gjitha bizneset fitimprurese ne kete sektor. Shkaktari kryesor i debatit ishte vendimi per disa shtesa dhe ndryshime ne projektligjin e lojerave te fatit. Ndryshimet dhe shtesat e propozuara ne kete projektligj synojne ti paraprijne procesit te hapjes se gares dhe licencimit te subjektit qe do te organizoje lotarine kombetare. Pritet qe keto ndryshime te forcojne rregullat dhe do te evidentojne me qartesisht problematikat me qellim evitimin e keqinterpretimeve ne te ardhmen. Gjithashtu projektligji parashikon miratimin nga Keshilli i Ministrave i rregullave procedurave afateve dhe specifikimeve teknike te mekanizmave te fiskalizimit dhe te monitorimit te lojerave te fatit ne kuader te nismave te ndermarra per fiskalizimin e biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›