Almond: Presion ndaj Serbisë që të mbyllë çështjen e Kosovës

Prishtinë, 31 gusht - Profesori i Universitetit të Oksfordit, Mark Almond, ka thënë se vizita e sotme e shefit të diplomacisë britanike, Uilliam Hejg, në Beograd, është dëshmi e rritjes së presionit ndaj Serbisë që të mbyllë çështjen e Kosovës dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ka raportuar RTK.
Ai ka thënë se Britania dhe Gjermania, ku shefi i diplomacisë së kësaj të fundit javën e kaluar ka qenë në Beograd, dëshirojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të respektojnë kriteret unike, ndërsa njëri prej kritereve themelore për anëtarësim në BE, nga i cili është hequr dorë vetëm në rastin Qipros, është zgjidhja e problemeve me kufij.