KMDLNJ: Gërmimet për varreza masive të bëhen pa politizim

Prishtinë, 1 shtator – KMDLNj, me seli në Prishtinë, gjithmonë dhe tash kërkon ndriçimin e fatit për personat e zhdukur numri i të cilëve është 1827, theksohet në një reagim për opinion të kësaj organizate. Personat që gjinden në listën e të pagjeturve KMDLNj nuk i ndanë sipas përkatësisë etnike, fetare, racore, gjinore apo moshore, por këtij problemi i qaset nga aspekti human në përgjithësi dhe nga aspekti i të drejtave të njeriut në veçanti. KMDLNj kërkon që të vazhdohet me gërmimin e lokacioneve në Rashkë, Medvegjë, Zhilivodë dhe kudo që dyshohet se ka varreza masive. KMDLNJ e kundërshton qasjen që gërmimet dhe hulumtimet për zbardhjen e personave të pagjetur të bëhet në mënyrë selektive si dhe të kërkohen informata vetëm për të zhdukurit e përkatësisë etnike të tyre.
Edhe adresa e përgjegjësisë duhet të drejtohet tek të gjithë ata që me veprimin apo mosveprimin e tyre janë përgjegjës për zhdukjen e qytetarëve të Kosovës të të gjitha përkatësive etnike! çështja e pazgjidhur e personave të zhdukur ndërlidhet me politizimin e skajshëm të këtij procesi dhe mosgatishmërinë për bashkëpunim të përgjegjësve të cilët edhe sot gjinden në poste të larta politike. Mbase, përgjegjësinë kryesore për moszbardhjen e fatit të personave të zhdukur e kanë ndërkombëtarët të cilët, për shkak të
oportunitetit politik dhe ruajtjes së situatës së sigurisë, asnjëherë nuk kanë bërë trysni te palët përgjegjëse për këtë tragjedi njerëzore. KMDLNj nuk mjaftohet vetëm me gjetjen e mbetjeve mortore por kërkon përgjegjësi penale për ata që kanë urdhëruar, ekzekutuar apo mëshehur faktet për personat që pastaj janë gjetur në listën e të zhdukurve.
Që nga përfundimi i luftës, KMDLNj është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e fatit të personave që llogariten si të zhdukur dhe në këtë kontekst, kryetari i KMDLNj-së, Akademik Pajazit Nushi është kryetar i delegacionit të Kosovës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
KMDLNj si pjesë e grupit për hartimin e Ligjit për Persona të Zhdukur nuk pajtohet me përmbajtjen e këtij Ligji, sepse konsideron se është favorizues për një kategori të të zhdukurve dhe diskriminues për të tjerët.
Familjarët e të zhdukurve, pavarësisht përkatësisë etnike të tyre kanë të drejtë dhe duhet të informohen për fatin e anëtarëve të familjeve të tyre e që konsiderohen si të zhdukur. Në Kosovë nuk ka pasur zhdukje të personave rastësisht, por për zhdukjen e tyre ka ekzistuar qëllimi, etnik dhe politik, - thekson KMDLNJ, në reagimin dërguar medieve me rrugë elektronike.