E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Llogarite behen ne Abu Dhabi

Tani nis pjesa me e bukur dhe duhet te jemi shume te perqendruar pa bere asnje hap pas.

Ky eshte komenti i Fernando Alonsos i cili kerkon perkushtim te madh nga skuadra Ferrari per te rekuperuar 11 piket qe e ndajne nga Mark Webber. Me Japoni kokekuqja e tij do kerkoje suksesin e trete rresht pas Italise dhe Singaporit.

Gara zhvillohet mes 5 piloteve dhe mund te ndodhe gjithcka shprehet 2 here kampioni i botes. Alonso shton se eshte shume e rendesishme qe cdo gare te mbyllet ne podium dhe me pas llogarite do behen ne Abu Dhabi.

Fitoret ne Monza dhe Singapor na kane dhene besim pasi vijme nga nje sezon i veshtire. Te fitosh ne dy pista te ndryshme eshte nje konfirmim pozitiv nga makina se garat e ardhshme duhet te zbresim ne piste pa frike shton spanjolli. Aktualisht vendin e pare e mban Mark Webber me 202 pike i ndjekur nga Alonso me 191 Hamilton 182 Vettel 181 dhe Button 177.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›