Serie A Lazio ne krye Inter-Juve ne paqe

Nje ndeshje luftuar nga minuta e pare deri tek e fundit me shume raste te shperdoruara nga te dyja skuadrat. Gjithsesi rrjetat mbeten te paprekura duke ndare nga nje pike qe pak vlejne per secilen nga skuadrat.
Interi mbetet ne vendin e dyte ne kuoten e 11 pikeve aq sa edhe Napoli e Milani nderkohe edhe Roma nuk mundi dot te perserise suksesin e javes se kaluar ndaj Interit. Skuadra verdhekuqe eshte ndalur ne ndeshjen e javes ne San Paolo te Napolit duke u mundur me rezultatin 2-0. Te dy golat per napoletanet u shenuan ne pjesen e dyte te takimit.
Marek Hamshik kaloi Napolin ne avantazh gol ky qe erdhi si pasoje e perpjekjeve te kesaj skuadre per minuta te tera. Roma mund te kishte barazuar me Vucinic por gjuajtja e tij perfundoi ne trupin e portierit te Napolit. Ne minuten e 83 Napoli vulosi fitoren fale autogolit te brazilianit te Romes Huan.
Me kete rezultat Napoli kalon ne kuoten e 11 pikeve 2 me pak se Lazio ndersa Roma eshte ne kuoten e 5 pikeve ne fund te tabeles se klasifikimit. Nderkohe skuadra tjeter romane shenon nje tjeter fitore ne kampionatin italian te futbollit. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja kete radhe mundi Breshan me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Mauri ne fundin e pjeses se pare.
Fiorentina zhgenjen serish. Skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajlovic eshte mundur ne Artemio Franchi nga Palermo me rezultatin 1-2. Per skuadren siciliane autore te golave ishin Ilicic dhe Pastore nderkohe qe per skuadren viole shkurtoi diferencen Alberto Gilardino. Ne ndeshjet e tjera te Serise A Genoa fitoi me Barin 2-1 Kievo barazoi me Kaljarin 0-0 ndersa Bolonja-Sampdoria perfundoi 1-1