Seria A Napoli ndal Romen fiton Lacio e Palermo

Roma i eshte rikthyer humbjes ne kampionat pas fitores me Interin javen e kaluar. Skuadra nga kryeqyteti e pesoi 2-0 nga Napoli ne transferte me gola te Hamshik ne te 72-ten dhe autogolit te Burdizos 11 minuta me pas. Pas javes se gjashte verdhekuqte mbajne vendin e parafundit ne renditje me pese pike duke lene pas vetem Udinezen me nje me pak.
Ndersa Napoli ngjitet ne kuoten e 11 pikeve dhe mban perkohesisht vendin e dyte pas Lacios qe ka 13 . Kesaj te fundit i mjaftoi goli i Maurit ne minuten e fundit te pjeses se pare per te marre tri pike te arta qe e mbajne ne krye te Serise A edhe pas javes se gjashte.
Fitore te cmuar ka marre edhe Palermo ne nje fushe te veshtire si ajo e Fiorentines. Vendasit e Mihajlovicit konfirmojne formen e dobet qe prej fillimit te kampionatit duke u mundur 2-1 ne Artemio Franki. Ilicic ne minuten e 20-te dhe Havier Pastore ne te 37-ten i dhane avantazhin e dyfishte miqve nderkohe qe goli i Xhilardinos nuk arriti ti nxjerre me nje pike vjollcet nga kjo sfide. Serbi Ljaic humbi rastin me te mire per te barazuar ne minuten e 64-te kur u tregua i pasakte nga pika e penalltise.
Me fitoren e veshtire 2-1 kunder Barit ne shtepi Xhenova ngjitet ne kuoten e tete pikeve dhe fiton disa pozicione ne renditje. Per xhenovezet realizoi Palasio ne minuten e 36-te nderkohe qe braziliani Barreto riktheu barazpeshen me penallti ne te 52-ten. Goli tripikesh per skuadren e Gasperinit erdhi ne minuten e fundit nga bomberi Luka Toni.
Lece mori nje fitore jetike ne luften per mbijetese ndaj nje kundershtari te drejtperdrejte si Katania. Ne Via del Mare verdhekuqve u mjaftoi goli i Korvias ne minuten e 37-te. Kievo nuk shkoi me teper se barazimi pa gola me Kaljarin ne shtepi nderkohe qe nga nje pike kane ndare edhe Bolonja me Sampdorian pas barazimit 1-1. Derbi i Italise mes Interit dhe Juventusit ne mbremje mbyll javen e gjashte te Serise A.
Seria A java e 6-te
Te shtunen
Udineze 1 - 0 Cezena
Parma 0 - 1 Milan
Te dielen
Lece 1 - 0 Katania
Bolonja 1 - 1 Sampdoria
Kievo 0 - 0 Kaljari
Fiorentina 1 - 2 Palermo
Xhenova 2 - 1 Bari
Lacio 1 - 0 Breshia
Napoli 2 - 0 Roma
Inter - Juventus ora 2045
2010-10-03 1719