E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Sezon i bukur edhe nese nuk fitoj

Piloti i Ferrarit Fernando Alonso nuk duket shume i shqetesuar perpara gares se fundit te sezonit te Formula 1 edhe pse ne kete gare do te luftoje per titullin kampion.

Objektivi per kete gare eshte qe te perfundoj i pari ose i dyti ne menyre qe te shpallem kampion. Nga e premtja deri te dielen do te punojme per te arritur kete u shpreh Alonso.

Per Alonson te shtunen gjate provave zyrtare renditja ne vijen e pare te nisjes eshte e mundur dhe nese arrihet pole position aq me mire.

Ne rast se te dielen nuk arrin te fitoje titullin kampion Alonso u shpreh Sigurisht qe merzitesh nese e humb titullin ne garen e fundit por une nuk kam per cfare ti ankohem vitit 2010. Ne dy vitet e fundit kam luftuar ne vendet e ulta te klasifikimit. Edhe Ferrari ka pasur nje sezon te keq ne 2009-en.

Ne kete vit te pare te marredhenies sone jemi duke luftuar kunder nje makine dominuese si Red Bull keshtu qe nuk ka rendesi se cfare ndodh te dielen. Personalisht do kem kujtime te bukura nga ky vit deklaroi piloti spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›