E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern Timoshuk perleshet me Van Bomel

Kapiteni eshte rikthyer pas kater javesh mungese madje me agresiv se kurre. Mark Van Bomel e ka hedhur pas kraheve demtimin ne gju dhe ka kryer seancen e pare stervitore me kampionet e Bundesliges ku ka qene dhe shenjestra e mesfushorit Anatoli Timoshuk. Ukrainasi i cili e ka zevendesuar futbollistin shkaterrues gjate gjithe mungeses ka provokuar Van Bomelin me nje sere nderhyrjesh te rrezikshme perpara syve te trajnerit Luis Van Gal. Ndersa ka nisur nxemjen Van Bomel ka tentuar te marre frenat e drejtimit te skuadres ashtu sic di ai duke udhezuar me ze te larte shoket e skuadres. Si per ironi te fatit nderhyrja e ashper nga mbrapa qe Timoshuk beri ne drejtim te tij nuk eshte toleruar nga 33-vjecari i cili ka shkuar ti kerkoje llogari ukrainasit ne kete minindeshje ishin kundershtare. Ketu jane nxehur gjakrat dhe eshte dashur nderhyrja e shokeve te ekipit per te shmangur degjenerimin e situates. Lajmi pozitiv i rikthimit te mesfushorit te Kombetares tulipane vjen ne nje moment delikat per kampionet e Bundesliges te cilet vuajne mungesat e me shume se gjysmes se ekipit titullar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›