Salihi dopiete ne kupe shenon edhe Atdhe Nuhiu
Tri gola shqiptare ne nje ndeshje te vetme. Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu i kane dhene fitoren Rapidit te Vjenes ne ndeshjen e djeshme ne Kupen e Austrise ndaj modesteve te Hartberg. Shkodrani sigloi nje dopiete duke shenuar ne minuten e 47-te dhe 69-te. Per tu theksuar ka qene fakti se goli i pare i shkodranit ne kete ndeshje ka qene nga pika e bardhe e penalltise te cilen e pati fituar po vete. Ndersa serine e golave e mbylli kosovari me pasaporte austriake luan me kombetaren e ketij vendi Nuhiu ne minuten e 84-t. Me kete fitore Rapidi kaloi per ne turin tjeter te Kupes se Austrise.