E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Shumaker me i rrezikshmi

Pilotët e Ferrarit Fernando Alonso dhe Felipe Massa po shijojnë ende pushimet dimërore, përpara se të nisin përgatitjet e sezonit të ri të Formula 1, por mendja e tyre është e fokusuar në garën për titull të Botërorit 2011. Duke bërë ski në resortin italian të Madonna di Campaglio, ku Alonsos dhe Massas i është bashkuar edhe piloti i ri i Ducatit, Valentino Rossi, spanjolli 2 herë kampion bote ka folur për rivalitetin e madh që e pret në sezonin e ri.

Ndër 4 kampionët e botës në grilën e  startit; Sebastian Vettel, Jenson Button, Leuis Hamilton, Michael Schumacher, iberiku sheh si kundërshtarin më të rrezikshëm gjermanin e Mercedes. "Tani në janar, përpara startit, nëse më duhet të zgjedh një emër, them Michael. Sepse ai është 7 herë kampion i botës dhe nuk ka asgjë për të provuar", vlerësoi Alonso. Për vitin 2011, makinat e Formulas do të përdoriun rregulla të tjera, ku spikat mënyra për të ruajtur energjinë ghjatë frenimit, kështu që piloti të mund ta përdorë më pas, për të rifituar shpejtësinë. "Mendoj se ndryshimet do të ndihmojnë.

KERS mund të bëjë diferencë në shpejtësi, në krahasim me makinën që ke përpara kështu që unë shoh mundësinë që të ketë manovra që do të zbukurojnë garën", përfundoi spanjolli. Por kjo gjë do të shtojë natyrisht shumë butona të tjerë në timonin e një makine të Formula 1 dhe kjo nuk është aspak lajm i mirë sipas brazilianit Felipe Massa.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›