E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Balotelli nje muaj jashte fushe

Goditja e madhe në merkato duke blerë sulmuesin boshnjak Edin Dzeko nuk i ka zgjidhur problemet e Manchester City, i cili duhet t’i bëjë llogaritë me dëmtimet e shumta. Lajme te keqia për skuadrën angleze dhe trajnerin e saj Roberto Mancini në prag të ndeshjes kundër ëolves, pasi sulmuesi Mario Balotelli duhet të qëndrojë të paktën për një muaj jashtë fushës së lojës si pasojë e një dëmtimi në gju. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku italian, i cili bëri të mundur tranferimin e sulmueit nga Interi.

"Jam i shqetësuar pasi ai ka vuajtur të njëjtin dëmtim edhe tre muaj më parë. Shpresoj të mos jetë dicka serioze. Gjithsesi, nuk duam të rrezikojmë dhe do të presim rikuperimin e plotë të tij”, ka thënë Roberto Mancini, i cili duhet të bëjë edhe pa mbrojtesin Micah Richards të dëmtuar, ndërsa vazhdopn të jetë në dyshim spanjolli David Silva.

Demtimi i Mario Balotelli duket se do të përshpejtojë debutimin e Dzeko, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së shtunë, ku Manchester City do të presë në fushën e tij Wolves. Sipas, Mancinit, sulmuesi nga Bosnja Herzegovina mund të luajë disa minuta me skuadrën e tij të re.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›