Jeta e fansave te Heavy metal

Një fotografe shqiptare ka mundur të zbulojë për publikun shqiptar pjesë nga jeta e fansave të muzikës Heavy Metal në disa vende të Amerikës e Europës. Marseida Shqarri ka sjellë nëpërmjet aparatit në një ekspozitë ne Galerinë Kombëtare, ato peronazhe dhe atë stil jete i cili për konceptin e shqiptarëve mbetet i panjohur.
"Dhe në Amerikë nuk janë shumë të njohur, mbase njerëzit i shohin me një farë përbuzje se janë ndryshe. Por tipat më të ciltër dhe më të hapur dhe më të qeshur. Megjithatë ka dhe tipa antisocial, negativ, dhe rinë në vetveten e tyre. Unë jam përpjekur ti nxjerr në dritë", tha Marseida Shqarri, fotografe.
Fotografja tregon se për t’i vendosur përpara objektivit nuk ka qënë e lehtë. Në disa raste i janë dashur edhe gjashtë orë për të shkrepur një foto, për shkak të natyrës së vecantë së këtyre personave.
Aurela Papadhima