Alonso: Yjet e futbollit deshirojne Spanjen
Futbolli spanjoll ka pushtuar boten. Lojtare si Zlatan Ibrahimovoic, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi luajne ne radhet e ekipeve spanjolle, gje qe ka shtuar audiencen ne mbare boten, por edhe interesin e lojtareve te tjere qe luajne ne liga te ndryshme per t'iu bashkuar kampionatit ne Spanje. Lojtari i fundit qe i eshte bashkuar Realit te Madridit, Alonso, thekson se La Liga eshte nje kampionat joshes, duke i bere thirrje sulmuesit te Liverpulit, Fernando Torresit qe t'i bashkohet ekipit te tij. - "La Liga meriton lojtare si Kristiano Ronaldo, Kaka dhe Lionel Mesi. Por i mungon edhe nje tjeter, si Torres," - theksoi Alonso. - 'Shpresoj qe nje dite edhe ai te kthehet dhe te luaje ne Spanje, por nuk mendoj se ai do te vije per te luajtur me Realin e Madridit. Mendoj se ai eshte ende i lidhur perzemersisht me Atletiko Madridin dhe besoj se do te kthehet shume shpejt." Aktualisht Fernando Torres eshte nje nder lojtaret me te mire te Premier Liges. Ne radhet e Liverpulit, edhe pse i demtuar, Torres ka rezultuar percaktues ne ndeshjet e fundit.