Paralajmerimi i Murinjos: Klasifikimi genjen, Roma eshte e forte!
Interi po pergatitet, per nje fitore tjeter ne Seria A, me qellim qe te ruaje diferencen e shtate pikeve qe ka krijuar ndaj ndjekesve, por kete radhe perballe do te kete ekipin e Romes, ndaj se ciles nuk shihet e lehte fitorja. Ndeshja e sotme, qe do te luhet ne "San Siro", nuk konsiderohet e kalueshme me lehtesi, prej trajnerit zikalter, Hoze Murinjo, qe u ben thirrje lojtareve te kene kujdes dhe te mos genjehen me klasifikimin e ekipit mik. Sipas portugezit, pozitat e Romes ne kampionat nuk e justifikojne aspak gjendjen e saj, ndaj ka keshilluar zikalterit qe te ruhen ndaj nje ekipi me deshire te madhe, per te gjetur fitoren. - "Inter Roma do te jete nje ndeshje mes dy ekipeve te medha," - theksoi Murinjo ne nje konference per shtypi, para ndeshjes. - "Kundershtari ka cilesi te larta dhe po te shohesh klasifikimin dhe i nenvlereson para ndeshejs gabon. Roma nuk duhet marre lehte edhe ne fushe. Roma ka 14 pike me pak dhe kjo eshte e vertete, por mund te them se kjo skuader ka lene pike gjate rruges ku mund te kishte fituar dhe ecur disa here me mire," - shpjegon trajneri i Interit, para ndeshjes se sotme. Trajneri i Interit thote se i pelqen ekipi i Romes, per lojen qe zhvillon, pavaresisht rezultateve te shenuara ne keto jave. - "Me pelqen shume Roma dhe lojtare e saj. Une nuk e di ende si do te luajne ndaj nesh. Klaudio Ranieri zakonisht aplikon skemen, 4-4-2 ose ate te 4-4-1-1. Interi ka punuar shume per kete sfide dhe them se edhe Roma nuk do ta kete te lehte dhe prandaj pres nje ndeshje te madhe," - shton Hoze Murinjo. Zikalterit shenuan dy here ne pese minuta loje, ndaj Dinamos se Kievit dhe siguruan fitoren e pare ne kete sezon, per Ligen e Kampioneve, duke u vendosur ne krye te Grupit F. Murinjo, gjithsesi, ka bere perpjekje per te ulur entuziazmin e fitores se shenuar ne mesjave, per ndeshjet e Liges se Kampioneve. - "Ne Ligen e Kampioneve ne shenuam nje fitore te madhe, por ishte thjesht nje fitore dhe tre pike, keshtu qe nuk na intereson shume," - insiston ai. - "Nuk e kuptoj kete eufori, pasi ne perpiqemi qe te ecim gjithmone ne nje rruge, ate te fitoreve. Ne duhet te shfaqim gjithandej se jemi nje skuader e madhe dhe me pretendime ne te gjithe kompeticionet dhe qe nuk e pranojme lehte deshtimin," - perfundon trajneri zikalter.
Seria A, java e 12-te
Katania-Napoli
Atalanta-Juve
Bari-Livorno
Bolonja-Palermo
Kaljari-Sampdoria
Xhenoa-Siena
Lacio-Milan
Parma- Kievo
Udinese-Fiorentina
Inter-Roma
Seria A, java e 12-te
Katania-Napoli
Atalanta-Juve
Bari-Livorno
Bolonja-Palermo
Kaljari-Sampdoria
Xhenoa-Siena
Lacio-Milan
Parma- Kievo
Udinese-Fiorentina
Inter-Roma