E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Mani ne kerkim te djalit te humbur

Mbremja e se premtes ne televizionin Klan, solli nje takim te vecante dhe te mbushur me surpriza ne emisionin "Njerez te Humbur", duke publikuar nje histori te vecante per teleshikuesit e ketij emisioni. Mes rasteve te gjendura ne familjen e madhe te te humburve ne "Njerez te humbur" spikati historia e Sfaelt Manit. Megjithese ne nje familje te qete e te lumtur nje distance kilometrash mban te fshehten e 40-vjecarit nga Shkodra. Sfaelt, ose sic njihej ndryshe Edi, eshte biri i nje artisti te merituar i elegjive dhe i rapsodeve, ai qe i kendoi me pushtetin e nje malesori Adem Jasharit, Bajlozit te Zi, Skenderbeut e Ali Pashes, Sali Mani sot, me zerin e ngjirur nga frymemarrja e mekur e ankthit, flet vargjet e nje babai, i cili kerkon femijen e tij. E pamundur per te ardhur ne studio per shkak te problemeve shendetesore, Sali Mani do te dergonte me date 2 nentor nje e-mail drejtueses se emisionit Aida Shtino, per t'i gjetur ate qe ai e quan "driten e syve te tij". Menjehere stafi i gazetareve filloi punen pa reshtur per te mesuar se kush ishte Edi dhe se cfare kishte ndodhur me te, cilat ishin hapat e fundit dhe ku do te ishte vendi i shkeputjes se kontakteve te tij me familjaret. Sfaelt Mani, lindi ne daten 26 dhjetor 1969 ai ishte djali i dashur i familjes, i dashur me te gjithe por qe e kishte perfshire mbeshtjella e vetmise. Edin, ashtu sic e therrisnin te gjithe ata qe e njihnin e shihje shpesh ne boten e tij ne nje te panjohur qe do te linte dhe enigmen e heshtjen ne fund qershorin e vitit 2004. Edi Mani, nisi iniciativen e pare ne shtetin Gjerman, i vetem, ku jetoi per 4 vjet me radhe perkatesisht ne vitet 1998-2002. Lufte mbijetese larg familjes se tij, e cila per pasoje te rrethanave u largua ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke u vendosur ne Micigan! Ate kohe, 30 vjec, Edi me deshiren per te qene prane familjes, u largua nga Gjermania duke ndjekur itinerarin Gjermani-Shqiperi-SHBA. Ne vitin 2004, Zyra Federale e Emigracionit Amerikan i refuzon leje qendrimi ne SHBA dhe e kthen ne Shqiperi me daten 26 qershor 2004. Ne aeroportin e Rinasit ne Tirane e priti nje kusheriri i tij nga Vraka e Malesise se Madhe, me te cilin udhetoi ate dite me qellim edhe per "Te shendosh kryet" sic i thone ata njeri-tjetrit, pas fatkeqesise se largimit nga jeta te xhaxhait te tij. Sipas thenieve te djalit te xhaxhait te tij, Riza Imeri, ata kane arritur ne Vrake dhe pasi jane ulur te pine dicka ne nje nga lokalet prane, ku diskutuan per vendin se ku do te shkonte Edi, mberriten ne Kiras, per te shkuar ne destinacionin e kerkuar rreth ores 21:00 ore qe do te shenonte dhe fillimin e humbjes se kontaktit me djalin. Ate nate kishte nje ndeshje te rendesishme te kampionatit evropian te futbollit dhe ne nje nga shtepite e kusherinjve, te Cel Shabanit, Edit iu kerkua qe te bashkohej me ta ne zhurmen e brohoritjeve. Por te fundit fjale te tijat, do te ishin "Po largohem ... Vetem!"... Keto fjale jane bere rrahje zemre te babait, nenes te njohurve te tij. Po valle kjo vetmi sa vite shpirti do te pushtoje?

Merr bekimin e nenes biresuese per te kerkuar ate biologjike

Emisioni "Njerez te Humbur" ne TV KLAN qe transmetohet direkt cdo mbremje te premte percjell vazhdimisht histori te pagezuara me emrin "Ironi fati" , sepse shpesh fati luan me jeten e njerezve ne nje menyre qe askush nuk mund ta parashikoje. Nje nene e rralle, keshtu do te quhej Mari Kello, e cila do t'i drejtohej Aida Shtino per te gjetur nenen biologjike te djalit qe ajo kishte adoptuar me date 26 gusht 1983. Cifti Petrit dhe Mari Kello do te vendosnin te adoptonin nje foshnje, pas humbjes tragjike te dy femijeve te tyre. Ne korrik te vitit 1982 ata i kerkojne ndihme shtepise se Femijes ne Korce, te cileve u besojne nje djale emri i te cilit ishte Bledar. Per rreth nje vit zonja Mari do te vizitonte djalin ne menyre qe te ambientohej me te. Vetem pas nje viti, pra me 26 gusht '83 vendosin te adoptojne Bledarin e vogel, ku shume shpejt do te pagezohej me emrin Enkelejd Kello. Vitet do te kalonin, djali do te rritej dhe se bashku me te dhe e verteta e jetes se tij do te fillonte te rendonte ne shpirtin e nenes. E bindur se djali i saj kishte te drejten legjitime te mesonte te verteten hodhi hapin e veshtire, pasi zemra e nje nene te vertete nuk mund ta mbante pengun e nje zemre tjeter.

Pikerisht duke menduar se djali ishte ne moshen e duhur per t'i treguar te verteten, veren e vitit 2009 do te pohonte atij sekretin qe per shume kohe e kishte ruajtur me fanatizem ne zemren e saj. Pak e nga pak ajo i rrefen se Enkelejdi apo Ledi sic e therriste ajo me perkedheli, ishte i adoptuar dhe se ditelindja e tij e vertete ishte me 23 qershor te vitit 1981. Enkelejdi ka muaj qe e ka mesuar te verteten, i cili me dashurine e nenes qe e ka rritur me kurajen qe merr prej saj dhe me bindjen si prind, ai eshte mese i vendosur te kerkoje burimin e jetes se tij duke kerkuar ndihmen e Aida Shtinos. Vitet kane kaluar por te njohesh nenen qe te solli ne jete nuk eshte kurre vone prandaj zeri i Enkelejdit gjemon qe te njohe nenen biologjike...

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›