Anglia duhet të përmirësohet

Selektori Fabio Capello ka pranuar se Anglia duhet të përmirësohet për të mposhtur ekipet më të mira para Kampionatit botëror 2010, pas humbjes 1-0 nga Brazili në ndeshjen miqësore, të shtunën.
Një gol me kokë nga Nilmari, në fillim të pjesës së dytë, i mjaftoi Brazilit për të siguruar fitoren në Katar. Gjiganti nga Amerika e Jugut kishte rastin të dyfishojë epërsinë, mirëpo sulmuesi Luis Fabiano nuk e konkretizoi penalltinë.
Anglia u paraqit në mungesë të disa prej futbollistëve kryesorë, duke përfshirë Frank Lampard, Steven Gerrard, Ashley Cole dhe John Terry. Por, pavarësisht paraqitjes dëshpëruese, Capello beson se ndeshja ishte sfidë e rëndësishme për futbollistët.
Kemi mësuar shumë. Për mua ishte ndeshje e rëndësishme, sepse kam mësuar vlerën e Brazilit. Ata janë ekipi më i mirë në botë, sepse janë shumë të aftë faktikisht dhe të fuqishëm fizikisht. E di se për të fituar kundër këtij ekipi, duhet të përmirësohemi. Kam mësuar shumë gjëra rreth vlerës së disa futbollistëve, por nuk dua të përmend emra. Kam mësuar shumë, deklaroi Capello.