Alonso propozon xhiro të vetme për kualifikueset, Sainz: “Pse

Rikthehet diskutimi për idenë e “xhiros fluturuese” për kualifikueset e Formula 1. Piloti spanjoll i Aston Martin, Fernando Alonso, i cili u pyet për çështjen gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar Çmimin e Madh të Austrisë, i planifikuar për këtë fundjavë (30 qershor-2 korrik), ka imagjinuar një xhiro të vetme kualifikuese për të shmangur përplasjet me pilotët e tjerë në pistë gjatë kualifikueseve.
“Për çështjen e pengimit, ka shumë opsione – tha piloti i Aston Martin – të tilla si kualifikimi në një xhiro të vetme. Ose ndarja e rrjetit siç bëhet në Monako për disa kategori”.
Të dyja opsionet duket se kanë dhe mbështetjen e Sainz: “Mund të mendojmë të ndajmë Q1 me 10 makina, një për çdo ekip – tha piloti i Ferrarit – më pas gjërat përmirësohen në seancat e tjera. Një xhiro e vetme? Është ide e Alonso-s, duhet të testohet, ndoshta gjatë fundjavave Sprint2”.