Alonso vetëm një hap larg “galaktikëve” madrilenë
Mediat angleze raportojnë se futbollisti spanjoll javën e ardhshme do t’i bashkohet “Galaktikëve”. “The Mirror” dhe “The Times”, bëjnë të ditur se Florentino Perez do të derdhë në arkat e Liverpulit plot 32 milionë euro për të marrë shërbimet e Alonsos.
Ndërkohë lidhur me blerjen e francezit Riberi, Reali duket i dorëzuar. Drejtori sportiv i kryeqytetasve Valdano deklaron se klubi nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me Bajernin e Mynihut.
“Ne dëshironim që të blinim Riberinë, por Bajerni nuk dëshiron ta shesë atë, kështu që çështja Riberi mund të konsiderohet e mbyllur”, thekson Valdano.