E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo: Objektivi i Milanit është Liga e Kampioneve

Në një deklaratë për mediat, Ronaldinjo shprehet se skuadra do të hyjë në garë me objektiva të qartë.

“Vitin e kaluar qëllimi ynë ishte kualifikimi për në Ligën e Kampioneve, dhe tani është ta fitojmë atë. Personalisht jam duke punuar shumë dhe po pres me padurim ndeshjen e parë”, deklaron fituesi i “Topit të Artë 2006”.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të vendoset përfundimisht edhe për çështjen Luis Fabiano. Menaxheri i futbollistit brazilian ndjehet i zhgënjyer dhe njëkohësisht i çuditur, sesi një nga klubet më të mëdhenj të planetit nuk shpenzon dot 3 milion euro më shumë për të arritur objektivin kryesor në këtë merkato.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›