E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpha Bank Albania dhuron gjak pёr fёmijёt talasemikё

Zyrat Qendrore tё Alpha Bank Albania nё Tiranё u shndёrruan nё njё spital lёvizёs, me praninё edhe tё punonjёsve tё Kryqit tё Kuq, gjatё paradites sё tё enjtes, kur dhjetwra punonjёs tё Alpha Bank dhuruan vullnetarisht gjak, nё ndihmё tё fёmijёve qё vuajnё nga talasemia. Punonjёsit e Alpha Bank Albania ju pёrgjigjёn thirrjes sё Kryqit tё Kuq Shqiptar, pёr t’u ardhur nё ndihmё tё gjithё njerёzve qё kanё nevojё pёr gjak, veçanёrisht fёmijёve talasemikё, si dhe gjithashtu pёr tё ndwrgjegjёsuar publikun pёr rёndёsinё dhe vlerёn e kёtij akti. Njё prej dhuruesve vullnetarё tё gjakut ishte dhe drejtori i Pёrgjithshёm i Alpha Bank Albania, Z. Andreas Galatoulas, i cili u shpreh se: “Grupi i Alpha Bank, qё nё fillimet e tij, nё vitin 1879, ka tё rrёnjosur ndjenjwn e mbwshtetjes, dhurimit dhe sensibilizimit tё burimeve njerёzore nё problemet sociale. Njё formё shprehjeje e vlerave tё dhurimit dhe forcimit tё marrwdhwnieve me komunitetin ёshtё edhe iniciativa e sotme e bankёs per pjeswmarrjen vullnetare tё stafit tё saj nё dhurimin e gjakut, nёn kujdesjen e Kryqit tw Kuq Shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›