E Diel, 1 Nëntor 2026

EUROSTAT: Shqipëria dhe Maqedonia me çmimet më të ulëta në Europë

SHKRUAN: Blerina Hoxha 01-07-2011 11:04

Maqedonia dhe Shqipëria paraqiten me nivelin më të ulët të çmimeve në Europë. Lajmi jepet nga Eurostat, instituti Europian i Statistikave në raportin për indeksin e çmimeve në 37 vende të Europës për vitin 2010. Sipas Eurostat, Shqipëria dhe Maqedonia i kanë çmimet rreth 40 për qind më të ulta se mesatarja e BE, ndërsa Danimarka i ka çmimet 43 për qind më tw larta se mesatarja e BE. Për të arritur në këto shifra, Eurostat ka survejuar mbi 2500 artikuj konsumi në 37 vende të Europës. Për ushqimet dhe pijet alkoolike, rezulton të jetë Danimarka më e shtrenjta, ndërsa për veshjet më e shtrenjuta është Suedia. Ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria renditen më të lira përsa i përket çmimeve të ushqimeve dhe cigareve. Ndërsa më e lira për veshjet dhe këpucet paraqitet Turqia. Statistikat e Brukselit njoftojnë se, vendet kandidate kanë çmimet më të lira pothuajse për të gjithë artikujt. Ndërsa për çmimet e energjisë dhe pajisjeve shtëpiake, më e shtrenjta në Europë paraqitet Malta, ndërsa çmimet më të lira për këto produkte i ka Rumania. Ndërsa Bullgaria paraqitet më e lira për pajisjet elektronike. Për pajisjet shtëpiake paraqiten më lirw Bonja dhe Maqedonia. Eurostat vëren se, për shërbimet e transportit, telekomunikacionet dhe hotelerisë, sërish me nivelin më të lartë të çmimeve vijnë Norvegjia dhe Malta, ndërsa me nivelin më të ulët për këtw grup artikujsh paraqiten Bullgaria dhe sërish Maqedonia. Për shërbimet e komunikimit, Spanja dhe Serbia paraqiten më të shtrenjtat, ndërsa më e lira paraqitet Qipro. Për hotelet dhe restorantet, Norvegjia dhe Danimarka janë më të shtrenjtat, ndërsa më të lira Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria. Eurostat ka krahasuar çmimet sipas një mesatarje, ku me 100 vlerësohet niveli mesatar i çmimeve në të 37 vendet e Europës. Vendet që renditen poshtw vlerës 100 konsiderohen me çmime të lira, ndërsa ato me vlerë më të lartë se 100 vlerësohen me çmimeve të larta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›