AMF Tregu i sigurimeve shqiptaret paguajne gjithmone e me teper per jeten
Përmirësohet tregu i sigurimeve në kahun e sigurimeve të jetës.
Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për pesë muajt e parë të vitit, volumi i përgjithshëm i tregut arriti vlerën e 3.6 miliardë lekëve.
Një shifër e tillë konsiderohet me një rritje prej 8.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kontribut në këtë rritje ka ardhur kryesisht nga tregu i sigurimit të jetës, që u rrit me 43%, ndërsa tregu i jo-jetës regjistroi një ritëm rritjeje me më pak se 6%.
Numri i kontratave vazhdon të rritet me ritme më të larta se volumi i primeve.
Në fund të muajit Maj, numri total i policave të shitura nga shoqëritë e sigurimit që nga fillimi i vitit arriti në 513 mijë, me një rritje prej 115% krahasuar me një vit më parë.
Kategoria që ka dhënë shtysën kryesore në rritjen e shpejtë të numrit të kontratave, ka qenë ajo e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve, kategori kjo e lidhur me sigurimin e detyrueshëm për udhëtimet jashtë vendit.