Alpin Gallo largohet nga Partizani
Mbrojtësi i njohur Alpin Gallo nuk pranoi ofertën financiare të bërë nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani dhe është larguar përfundimisht nga radhët e skuadrës së kuqe, pas aktivizimit për një sezon e gjysëm me ekipin kryqytetas. Gallo, ish-kampion me Tiranën dhe Dinamon, pritet të nëshkruajë për Dinamon e drejtuar nga tekniku Faruk Sejdini, që ka kërkuar prej kohësh shërbimet e tij.