E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka, dëmtimi i bllokon transferimin te Unterhaching në Gjermani

Mesfushori i talentuar i Partizanit, Gjergji Muzaka vazhdon të vuaj dëmtimet e pësuara gjatë kampionatiti që porsa përfundoi. Ish-futbollisti i Iraklisit në kampionatin grek, ka patur disa oferta nga kampionatet e huaja, por 22-vjecari nuk ka mundur të shkojë për të bërë testet e nevojshme. Kohë më parë Muzaka refuzoi ofertën e bërë nga klubi grek PAS Janina, por në listën e tij, u shtua edhe ekipi gjerman Unterhaching. Muzaka, për shkak të dëmtimit mungoi në të dy ndeshjet e Kupës Intertoto që Partizani zhvilloi kundër qipriotëe të Ethnikos Achnas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›