Elvis Kraja firmos me Vllazninë për edicionin 2006-2007
Mbrojtësi shkodran Elvis Kraja, që sezonin e kaluar u aktivizua me shumë sukses në radhët e Besës së Kavajës, do të luajë për formacionin e Vllaznisë gjatë edicionit 2006-2007. Futbollisti ka pranuar ofertën e e bërë nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, por dhe nga mundësia për të përfituar nga ndonjë lëvizje e mundshme në të ardhmen drejt Gjermanisë, pas dështimit të "linjës" së Turqisë.