Alpinistet ne Tomorr
Që nga Berati janë nisur drejt malit të Tomorit për të thyer rekordin e radhës.
Një grup alpinistësh profesionistë nga e gjithë Shqipëria realizuan një ngjitje drejt majës mitike të Shqipërisë së Jugut, me itinerar rrugën nga komuna e Roshnikut deri në mal.
Pasi autobusët i çuan në vendin e nisjes më këmbë, filloi ngjitja, duke kaluar përmes bukurive të rralla natyrore, të tilla që mund të gjenden vetëm nëpër male.
Pavarësisht se jemi në gjysmën e dytë të prillit dhe bën ngrohtë, mali mbetet i mbuluar me dëborë, ndërsa ngjitja vazhdon ngadalë, por e sigurt deri në lartësinë 2 416 metra mbi nivelin e detit, ku ndodhet maja e Tomorit.
Misioni është realizuar me sukses dhe është i dyti në vetëm pak muaj, pasi u krye ngjitja në këtë mal me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Gjithsesi, duket më e lehtë sesa pushtimi i Everestit po vitin e kaluar.